(2L ONLINE) – Një qytetar nga Gjilani do të përballet me drejtësinë pasi ndaj tij është ngrit kallëzim penal për lajmërim të rrejshëm. I dyshuari dyshohet se ka lajmëruar rrejshëm në polici , kinse iu është thyer dyqani nga ku persona të panjohur kanë vjedhur mall në vlerë deri në 11 mijë eurosh.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, duke folur për rastin tha se ditë më parë, Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan, e kishte pranuar një informatë për një rast vjedhje e rëndë. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar pronarin H. SH. (njëzet e dy vjeçar) në një shitore me pompa uji dhe pajisje tjera përcjellëse këtu në Gjilan.
“Sipas deklaratës së ankuesit, në orët e vona të natës të dyshimtë të panjohur me forcë e kanë hapur derën e shitores së tij nga ku kanë marrë pajisje furnizuese të ujit në një vlerë rreth njëmbëdhjetë mijë euro. Hetuesit policor nga stacioni i Gjilanit pasi kanë kontrolluar të gjitha dokumentet e mallit, dhe nga veprimet hetimore kanë ardhur deri te dyshimi i bazuar se lajmërimi mundë të jetë i rrejshëm”, ka sqaruar toger Hashani.
Sipas itj, në vendin e ngjarjes janë thirr edhe inspektorët e administratës tatimore për verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve. Është thirr pronari H. Sh. tani në cilinë e të dyshimtit dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku janë vërtetuar dyshimet për lajmërim të rrejshëm.
Besohet se motivet e lajmërimit të rrejshëm janë që ai më pastaj të përfitoj nga kompanitë e sigurimeve. Prokurori i shtetit ka urdhëruar rikualifikimin e rastit dhe tani ndaj të dyshuarit ngritët kallëzim penal “Lajmërim i rrejshëm”.
Rasti dërgohet në Gjykatë. /2L ONLINE/