• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Opinion
  3. Kalkulimi i energjisë elektrike sipas propozimeve të qeverisë
Opinion

Kalkulimi i energjisë elektrike sipas propozimeve të qeverisë

Redaksia 2LONLINE 24 Janar, 2022 5 minuta lexim
 Kalkulimi i energjisë elektrike  sipas propozimeve të qeverisë

NGA: Bekim Beqiri

Në këto ditë të acarta të janarit 2022, kur vendi po përballet me pandemi e me ngritjet e çmimeve pothuajse të të gjitha artikujve ushqimore, qytetarët e Kosovës (jo të gjithë konsumatorët)  do të përballen edhe me ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

Shkarko kalkulatorin për të llogaritur faturën sipas draft propozimeve për çmime të reja të energjisë elektrike:

KALKULATORI I RRYMËS NË EXEL

Sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës dëgjova shumë deputet të cilët më së shumti janë marrë me të kaluarën duke folur për Billfingerin apo Kontra-Glloballin ndërsa qytetarit më shumë i intereson se si do të preken me ngritje të çmimeve të energjisë .

Shumë deputetë në mungesë të informacionit përmendën çmimin prej 21 cent apo tjetër, kurse të tjerët 14 cent. Ajo çka u potencua është se do të ketë dy bllok tarifa (≤600kWh dhe >600kWh) ku grupi i konsumatorëve mbi 600kWh do të afektohen me çmime të reja.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar se 69%  e konsumatorëve nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh. Gati 80 % e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë shifër gjate muajve të verës. https://kontabiliteti-ks.com/sa-do-te-paguajne-konsumatoret-qe-shpenzojne-mbi-600-kwh-ne-muaj/

Nga kjo nënkuptojmë se 31 % e konsumatorëve do të preken në ngritje të çmimeve gjatë sezonës së dimrit kurse 20% e konsumatorëve do të preken gjatë muajve të verës.

Ajo çka është e paqartë për qytetarin është subvencionimin nga Qeveria në blerjen e energjisë elektrike përderisa  kompania KESCO subvencionohet ndërsa qytetari penalizohet.

Në kuvendin e ditës së sotme, ministrja Rizvanolli përmendi që çmimi për kWh për konsumatorët që do të harxhojnë mbi 600kWh në muaj  do të jenë 14.09 cent për tarifën e lartë kurse 6.03 cent në tarifën e ulët. Për konsumatorët nën 600kWh për muaj çmimet do të jenë të njëjta pra 6.75 cent për tarifën e lartë dhe 2.89 cent për tarifën e ulët.

Se si do të reflekton kjo në konsumator, në foton 1 dhe 3 do e gjeni faturat e dhjetorit të vitit 2021 me një shpenzim mbi 600kWh dhe në po të njëjtat  foto i gjeni edhe llogaritjet për faturat në fjalë me çmime të reja( sipas propozimit).

Në foton 2 është pasqyruar po ashtu fatura e një konsumatori nën 600kWh me llogaritjet me çmime të reja.

Nga llogaritje shihet që në tarifat e reja fatura 1 në foton 1 nga 70.56 euro  do të ngritët në 118.69 euro ose rritje për 68.21%, kurse në faturën 2 çmimi do të mbetet i njëjtë.

Nga llogaritje shihet që në tarifat e reja, fatura 3 në foton 3, nga 136.23 euro  do të ngritët në 254.05  euro ose rritje për 86.48 %, kurse në faturën 2  çmimi do të mbetet i njëjtë. /2LONLINE/

Etiketat:aktuale Bekim Beqiri kalkulimi KEDS
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Komandanti i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

22 Maj, 2022
Art/Kult

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e

22 Maj, 2022
Policia

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej

22 Maj, 2022
Opinion

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e solokëndimit në Zagreb

22 Maj, 2022

Lutfi Haziri: Qeveria komunale të vetmin ‘investim’ që e ka bërë për 6 muaj është vendosja e shqiponjës së vogël në shesh

22 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së viziton ushtrimin e përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së me trupat amerikane

21 Maj, 2022

Valentina Bunjaku – Rexhepi rizgjedhet Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, Dega Gjilan

21 Maj, 2022

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së Kosovës

21 Maj, 2022

Iniciativa ekonomike e Kurtit hasi në mbështetje të plotë në Amerikë

21 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com