NGA: Bekim Beqiri
Në këto ditë të acarta të janarit 2022, kur vendi po përballet me pandemi e me ngritjet e çmimeve pothuajse të të gjitha artikujve ushqimore, qytetarët e Kosovës (jo të gjithë konsumatorët) do të përballen edhe me ngritje të çmimit të energjisë elektrike.
Shkarko kalkulatorin për të llogaritur faturën sipas draft propozimeve për çmime të reja të energjisë elektrike:
KALKULATORI I RRYMËS NË EXEL
Sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës dëgjova shumë deputet të cilët më së shumti janë marrë me të kaluarën duke folur për Billfingerin apo Kontra-Glloballin ndërsa qytetarit më shumë i intereson se si do të preken me ngritje të çmimeve të energjisë .
Shumë deputetë në mungesë të informacionit përmendën çmimin prej 21 cent apo tjetër, kurse të tjerët 14 cent. Ajo çka u potencua është se do të ketë dy bllok tarifa (≤600kWh dhe >600kWh) ku grupi i konsumatorëve mbi 600kWh do të afektohen me çmime të reja.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar se 69% e konsumatorëve nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh. Gati 80 % e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë shifër gjate muajve të verës. https://kontabiliteti-ks.com/sa-do-te-paguajne-konsumatoret-qe-shpenzojne-mbi-600-kwh-ne-muaj/
Nga kjo nënkuptojmë se 31 % e konsumatorëve do të preken në ngritje të çmimeve gjatë sezonës së dimrit kurse 20% e konsumatorëve do të preken gjatë muajve të verës.
Ajo çka është e paqartë për qytetarin është subvencionimin nga Qeveria në blerjen e energjisë elektrike përderisa kompania KESCO subvencionohet ndërsa qytetari penalizohet.
Në kuvendin e ditës së sotme, ministrja Rizvanolli përmendi që çmimi për kWh për konsumatorët që do të harxhojnë mbi 600kWh në muaj do të jenë 14.09 cent për tarifën e lartë kurse 6.03 cent në tarifën e ulët. Për konsumatorët nën 600kWh për muaj çmimet do të jenë të njëjta pra 6.75 cent për tarifën e lartë dhe 2.89 cent për tarifën e ulët.
Se si do të reflekton kjo në konsumator, në foton 1 dhe 3 do e gjeni faturat e dhjetorit të vitit 2021 me një shpenzim mbi 600kWh dhe në po të njëjtat foto i gjeni edhe llogaritjet për faturat në fjalë me çmime të reja( sipas propozimit).
Në foton 2 është pasqyruar po ashtu fatura e një konsumatori nën 600kWh me llogaritjet me çmime të reja.
Nga llogaritje shihet që në tarifat e reja fatura 1 në foton 1 nga 70.56 euro do të ngritët në 118.69 euro ose rritje për 68.21%, kurse në faturën 2 çmimi do të mbetet i njëjtë.
Nga llogaritje shihet që në tarifat e reja, fatura 3 në foton 3, nga 136.23 euro do të ngritët në 254.05 euro ose rritje për 86.48 %, kurse në faturën 2 çmimi do të mbetet i njëjtë. /2LONLINE/