Sipas kalendarit të përcaktuar nga UEFA për ndeshjet e Grupeve G dhe I ku bëjnë pjesë përkatësisht Shqipëria dhe Kosova, dy skuadrat do të jenë gjithmonë në fushë në të njëjtën ditë dhe thuajse gjithmonë në të njëjtin orar.
Përjashtimet janë datat 9 tetor 2016, (Ukrainë-Kosovë ora 18:00, Shqipëri-Spanjë ora 20:45), 24 mars 2017 (Itali-Shqipëri ora 20:45, Kosovë-Islandë ora 18:00) dhe 2 shtator 2017 (Shqipëri-Lihtenshtejn ora 18:00, Kroaci-Kosovë ora 20:45).
Në të gjithë ndeshjet e tjera, tifozët duhet të zgjedhin se kë të shohin, ose të provojnë të bëjnë atë që ndodhi në Prishtinë, ku në sheshin qendror të qytetit, në natën e së hënës, u vendosën dy ekrane gjgande që transmetonin njëkohësisht drejtpërdrejt takimet e Shqipërisë dhe Kosovës, transmeton PanoramaSport.
Kalendari i dy kombëtareve
06.10.2016
Lihtenshtejn-Shqipëri 20:45
Kosovë-Kroaci 20:45
09.10.2016
Ukrainë-Kosovë 18:00
Shqipëri-Spanjë 20:45
12.11.2016
Shqipëri-Izrael 20:45
Turqi-Kosovë 20:45
24.03.2017
Itali-Shqipëri 20:45
Kosovë-Islandë 18:00
11.06.2017
Izrael-Shqipëri 20:45
Kosovë-Turqi 20:45
02.09.2017
Shqipëri-Lihtenshtejn 18:00
Kroaci-Kosovë 20:45
05.09.2017
Maqedoni-Shqipëri 20:45
Kosovë-Finlandë 20:45
06.10.2017
Spanjë-Shqipëri 20:45
Kosovë-Ukrainë 20:45
09.10.2017
Shqipëri-Itali 20:45
Islandë-Kosovë 20:45