Një studim në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar që pirja e kafesë në sasi të mëdha nuk duket që rrit rrezikun e tensionit të lartë të gjakut, pavarësisht shqetësimeve të mëparshme.
Befasuese: Dr. Chen ka zbuluar që njerëzit të cilët pinë më shumë se pesë filxhanë kafe në ditë nuk kishin më shumë gjasa për të pasur hipertension se ata që pinin krejt pak.
Tensioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, ka qenë i lidhur me sëmundjet e zemrës, sulmet në tru dhe probabilitetin e një jete më të shkurtër dhe disa shkencëtarë kanë sugjeruar që kafeja mund të shkaktojë këto probleme.
Por, sipas raportit në “The American Journal of Clinical Nutrition” që ka grumbulluar të dhënat nga gjashtë studime të mëhershme, duke mbuluar 170,000 njerëz, kjo nuk duhet të jetë rasti.
“Rezultatet sugjerojnë që konsumimi i rregullt i kafesë i më shumë se tre filxhanëve kafe në ditë nuk është i lidhur me rrezikun e rritur të hipertensionit duke e krahasuar me më pak se një filxhan në ditë”, tha bashkautori Liwei Chen, nga Louisiana State University.
Por dr. Chen shtoi që do të duhen më shumë të dhëna në mënyrë që të nxirret një konkludim më i fortë.