Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, vazhdon fuqishëm të mobilizohet për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e Gjilanit. Në vazhdën e takimeve gjithandej komunës së Gjilanit me struktura të saj, AAK mbreme takoi edhe banorët e Kmetovcit. Kosova pret ditë të mira, mirëqenie për qytetarët dhe zhvillim ekonomik, vlerësuan banorët e Kmetovcit.
Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-së në Gjilan, dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, tha se edhe Kmetovci njihet me punën dhe angazhimin tim si nënkryetar i komunës së Gjilanit. Gjithandej komunës kemi realizuar projekte që në shikim të parë dukeshin të parealizueshme.
“Në bashkëqeverisje në Gjilan, së bashku me dy drejtorët nga radhët e AAK-s, Nazim Gagica dhe Agim Zuzaku, përpos që i kemi tejkaluar parashikimet tona për punë në të mirë të qytetarëve, kemi dhënë një shembull të mirë edhe për komunat tjera të Kosovës me risitë që kemi bërë. Ne sot kemi një zonë zgjedhore dhe qytetarët tanë duhet të kenë kujdes të shtuar se kënd po e përkrahin. Vota e dalur jashtë Gjilanit dhe Anamoravës, është votë që vështirë të përkthehet për përfaqësim të denjë”, tha Rexhep Kadriu.
Gjilani ka kandidat serioz, që kanë dëshmuar pjekuri në qeverisje, në projekte të ndryshme që kanë prekë thuajse tek çdo qytetarë, familje dhe lagje të qytetit, andaj vota juaj duhet të shkoj për kandidatët tanë nga Gjilani sepse nesër e keni më lehtë të kërkoni llogari nga ata. Vota juaj për Rexhep Kadriun, Ahmet Isufin dhe Magbule Shkodrën sot, do të thotë investim për Gjilanin, për Anamoravën dhe për Kosovën”, përfundoi Kadriu.
Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves ne qender, njeherit edhe kandidat per deputet, Ahmet Isufi tha se po takohemi me struktura te AAK-se me qellim te mobilizimit per zgjedhet e 11 qershorit. Zgjedhjet e parakoheshme na u imponuan per shkak se u pa qe qeveria ne ikje kishte mungese te projekteve, mungese te guximit por edhe te dijes per me i realizu disa projekte per te cilat ka nevoje qytetari.
“Mungesa e Ramush Haradinajt ne Kosove, per shkaqe tanime te njohura per te gjithe, ka krijuar nje boshllek ne politiken e Kosoves, rrjedhimisht i ka munguar proceseve ne Kosove. Fatmirsisht, sot Kosova ka nje kandidat per kryeminister si Ramushin, njeri i cili ashtu sic ka qene i vendosur per me mbrojte popullin ne rrethana lufte, tani eshte edhe me i vendosur per ta integruar Kosoven ne struktura nderkombetare, ne kohe paqeje”, tha Ahmet Isufi.
Koha e deshmoi se opozita ne kuvend kishte te drejte per kundershtimin e marreveshjeve te arritura perkitazi me shenimin e kufirit me Malin e Zi. “Qeveria e pas 12 qershorit, ne krye me Ramush Haradinaj kryeminister, ketyre temave te medha per Kosoven, do ti jap zgjidhjen e duhur, pa u demtuar as qytetari, as Kosova, madje as edhe nje nen i vetem i Kushtetutes se Kosoves”, shtoi Isufi.
Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatët e saj, qoftë ata për deputet, por edhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, po vlerësohen si një fillim i mbarë për realizimin e projekteve të rëndësishme për shtetin, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e tij.