Ish nënkryetari i Komunës së Gjilanit, tanë zëvendësministër, Rexhep Kadriu, ka ngushëlluar familjen Maliqi, pas ndarjes nga jeta të drejtorit për Buxhet, Zijadin Maliqi.
Kadriu e ka vlerësuar Maliqin një njeri të devotshëm e të përkushtuar për punën në të mirë të qytetarëve.
Ja fjalët e plota ngushëlluese të Kadriut.
***
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Zijadin Maliqit, një bashkëpunëtor i devotshëm në institucione komunale në Gjilan, njeri i përkushtuar për punën në të mirë të qytetarëve.
Zijadini edhe pse më jo fizikisht mes nesh, do të mbetet përgjithmonë model i një njeriu të urtë, profesionisht dhe i dashur me të gjithë.
Ngushëllime familjes Maliqi, kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Zijadinit.
U prehsh në paqe, mik!