Rexhep Kadriu, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, duke inspektuar projektet në infrastrukturë, ka thënë se punët që kanë nisur do të vazhdojnë dhe do mbikëqyren këto projekte në vazhdimësi deri në përfundimin e tyre, pasi taksat e qytetarëve duhet të dihen ku dhe si shpenzohen.
Kadriu ka thënë se për inplementimin e projekteve të financuara nga Ministria e Infrastrukturës (MI), qoftë atyre të nivelit nacional, apo të atyre me memorandume nëpër komuna, toleranca do të jetë zero ndaj operatorëve ekonomik, që nuk i respektojnë kontratat për punët që kanë marrë përsipër.
“Do të jemi vazhdimisht në terren, në secilën punishte për ta përcjellë nga afër punën. Si Ministri e Infrastrukturës, si kabinet politik, me Ministrin Pal Lekaj dhe kolegët e tjerë, jemi të vendosur që deri në fund të mandatit qeverisës, ta bëjmë edhe renovimin e rrugëve që ata para nesh nuk i kanë bërë si duhet, por edhe ndërtimet e reja të rrugëve dhe kësisoj kjo temë të mbyllet njëherë e mirë”, ka thënë zëvendësministri Kadriu.
.