Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu është shprehur i lumtur, siç ka thënë ai, për shpalljen e procedurave të tenderimit për projektin e “Unazës së Jashtme” të qytetit të Gjilanit si dhe kyçjet në Autostradën e Prishtinë-Konçul nga Penda e Livoçit në drejtim të Bresalcit, si dhe nga Fabrika e baterive deri tek rruga e Përlepnicës.
“S’ka asnjë dyshim se Gjilani, me qeverinë Haradinaj, do të ndryshojë rrënjësisht”, ka thënë Kadriu.
Ja postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë të Gjilanit, Jam i lumtur që arritëm të shpallim procedurat e tenderimit për projektin e “Unazës së Jashtme” të qytetit të Gjilanit si dhe kyçjet në Autostradën e Prishtinë-Konçul nga Penda e Livoçit në drejtim të Bresalcit, si dhe nga Fabrika e baterive deri tek rruga e Përlepnicës.
S’ka asnjë dyshim se Gjilani me qeverinë Haradinaj do të ndryshoj rrënjësisht, dhe se pas këtij mandati qeverisës komuna e Gjilanit do të hyjë në rangun e qendrave më të zhvilluara.
Urime Gjilan!
RK