(2L ONLINE) – Kushtirm Kadriu, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra, në Gjilan, thotë se ndjehet i mërzitur me faktin që në Kosovën Lindore po themelohen parti të shumta në mesin e një popullatë me numër të vogël banorësh, duke bërë që të krijohen ndarje.
Ai tha se dy parti të reja në Kosovën Lindore u themeluan brenda një jave, e skena politike në Kosovën Lindore përbëhen nga dhjetëra parti shqiptare, dhe se është mjafte shqetësues ky fakt, një numër kaq i vogël banoresh shqiptarë të ketë aq shumë subjekte politike shqiptare, e aq shumë ndarje.
“Këto subjekte të shumta po krijojnë ndarje mes qytetarëve, si rezultat i këtyre ndarjeve munde të vie gjerë tek shpartallimi i spektrit shqiptare politik dhe partitë serbe të dalin para atyre shqiptare. Duke pare ketë fenomen, tani është koha e fundit te intervenoj Shqipëria e Kosova për ta unifikuar spektrin politik ne Kosove Lindore. Në të kundërtën Serbia do vë në funksion parimin përçaj e sundo”, ka thënë Kadriu i Vatrës. /2L ONLINE/