Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, takoi sot strukturën e partisë në nëndegën “Velekincë”, me të cilët bisedoi për mobilizimin e përgjithshëm për zgjedhjet e tetorit.
Në këtë takim edhe njëherë u konfirmua mbështetje e fuqishme për Rexhep Kadriun për të parin e Gjilanit, në të njëjtën kohë shpërfaqën kërkesat e tyre përkitazi me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Velekincës.
U vlerësua lartë puna dhe angazhimi i Rexhep Kadriut si nënkryetar i komunës, porse besojnë fuqishëm se pas 22 tetorit dora e qeverisë komunale me në krye Rexhep Kadriun, do të prekë kënaqshëm edhe këtu.
Rexhep Kadriu këto zgjedhje lokale i vlerësoi si përcaktuese për Gjilanin, sepse AAK-ja ofron një listë të mirë para qytetarëve, dhe një kandidat për kryetar që tanimë është dëshmuar se saktë e din çka i duhet Gjilanit.
“Realisht ne jemi duke u bë gati me marr timonin e Gjilanit në dorë, jo veç pse ne duam, porse është kërkesë e qytetarëve që AAK të udhëheqë në Gjilan, sepse njihemi si qytet e komunë me vlera dhe qytetarët janë të gatshëm ti japin besimin një projekti që i rritë këto vlera dhe krijon një standard të ri të qeverisjes në komunë”, tha Rexhep Kadriu.
Ai shtoi se nuk ekziston mundësia që kryetari i Gjilanit të merret edhe me udhëheqjen e komunës edhe me problemet e nivelit nacional.
“Gjilani ka nevojë me pas një kryetar i cili ka me u marr vetëm me Gjilanin, ngase nuk është në përgjegjësinë e kreut të komunës me u marr me tema nacionale”, përfundoi Kadriu.
Ndryshe, kandidatura e Rexhep Kadriut për kryetar të Gjilanit, po mirëpritet dhe vlerësohet si pasuri dhe risi në garën zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit.
Sponsorizuar nga AAK