Vendimi i Gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e Ramush Haradinajt ka gëzuar edhe kreun e AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriun, i cili ka thënë ndër tjerash se sakrifica dhe krenaria e Ramushit duhet të jetë energji e përbashkët për fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë, trnasmeton 2LONLINE.
“Sakrifica dhe krenaria e Ramushit duhet të jetë energji e përbashkët për fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë, duke mos harruar edhe ëndrrat e brezave për dinjitet të të gjithë shqiptarëve. I falënderoj të gjithë për mbështetje gjatë këtyre muajve te vështirë, ju lus qe sonte ne ora 19:00 të gjithë të bashkohemi dhe te festojmë në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Urime!”, ka thënë Kadriu i AAK-së, që njëherësh është edhe nënkryetar i Komunës së Gjilanit.