“Fshatra e qytete, autostrada e magjistrale, lagje e rrugica, do të marrin pamje ndryshe, disa me standarde evropiane, e disa më të mirat në Ballkan”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Rexhep Kadriu, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, për të bërë të ditur se kanë rifilluar punët në rrugët e fshatit Kosaqë.
Ja postimi i tij:
Pas shumë zvarritjesh nga institucionet, dhe pritjeve e durimit nga banorët, sot rifilluam punimet në rrugët e fshatit Kosaqë.
Bashkë me ministrin Pal Lekaj mbetemi të vendosur për realizimin e objektivave tona deri në fund të mandatit. Përfundimi i këtij mandati qeverisës, do të shoqërohet edhe me përfundimin e infrastrukturës rrugore në Kosovë.
Fshatra e qytete, autostrada e magjistrale, lagje e rrugica, do të marrin pamje ndryshe, disa me standarde evropiane, e disa më të mirat në Ballkan.
Urime banorëve të Kosaqës!
RK