Kushtrim Kadriu, publikon poezitë e tija në vëllimin e titulluar “Enough is Enough”, me këtë rast ai shprehet se ka një kohë të gjatë që merret me shkrime publicistike, opinione për tema të ndryshme politike e sociale në vend dhe se të shkruarit nuk është se nuk e ka provuar më herët, por që nuk ka marrë ndonjë iniciativë serioze për të botuar diçka për publikun, e që tani i erdhi çasti që të prezantoj poezitë e tija në një vëllim.
“Për botimin e këtij libri jam inspiruar nga fjalimi i famshëm i Presidentit Amerika Georg W. Bush në Tiranë, kur ai në fjalimin e tijë tha: “Mjaft është Mjaft, ! Kosova është e pavarur!” Që nga ajo kohë janë bërë dymbëdhjetë vite, e që ne ndodhemi prapë në gjendjen e njëjtë, e ballafaqohemi me problemet e njëjtë. Kjo më ka bërë që të thyej heshtjen, të shkruaj këtë libër me poezi. Kam pas nevojë gjithmonë të shprehem dhe të flas për thirrjen nga thellësia e qenies, që gjithë atë që e ndjej përbrenda –ta them”, shprehet ai.
Kadriu tha se është e kuptueshme se ka një normë civilizuese për shprehjen dhe kjo është gjuha e artit. Kështu deshi që me gjuhë të artit e mësimeve të flas e të shkruaj, të korrespondoj me lexues. Një të shprehur pra kështu, me urti arti e sharmi për gjithë çka njerëzore në ne.
“Kam mbajt në këtë edhe një dialog jashtë artit, me përjetime nga lëmitë tjera dhe kam treguar nevojën për të kontribuar në ndryshimet pozitive në shoqërinë dhe kombin, me një theks kritik të bazuar në dukuritë negative të cilat na përcjellin ne, në jetën tonë të përditshme. Duhet të ndërtojmë të mirën dhe heqim të keqën! Pra unë them se mjaft është –mjaft, – ne duhet filluar të kthjellemi e të rezistojmë kundër të keqes në gjitha sferat e jetës, si në politikë, kulturë, letërsi, etj. Ndërkohë duhet të shkojmë përpara me punë e mund, që jeta jonë të jetë sa më e mirë”, tha Kadriu.
Ndërsa, Shaban Emini tha se Kushtrimi Kadriu ka pas kohë të gjatë prezantime të ndryshme në portale, televizione, radio e gazeta ditore. Përpjekjet e tija kanë qenë të ndryshme, por kanë mbisunduar komentet e analizat sociale e politike, thirrjet dhe zërat e arsyes shoqërisë e kombit tonë sidomos pas lufte, kur u shfaq mundësia e parë për t’u emancipuar si shoqëri dhe si komb.
“Në komentet e në zërin e tij kam vërejt se ka thirrje njerëzore e kombëtare për të shkuar rrugës e mbarë, si i ka hije e si janë mundësitë. Një gjë e tillë pak u bë tek ne pas lufte, -përkundrazi, me shumicë çdo gjë doli jashtë arsyes dhe degjeneroi në shoqëri e komb”, tha Emini.
Sipas tij, autori për këtë, në çdo prezantim të tij, ka kërkuar e thirrur t’i kthehemi arsyes e të duhurës dhe në këtë tutja autori është munduar që edhe vetë të tregojë rrugën e drejtë të shoqërisë dhe kombit.
“Kam vërejt se Kushtrimi kishte edhe shkrime të gjinive të ndryshme, që prej referimeve sociale, politike, filozofike, -e deri tek ato të letërsisë dhe artit. Një sharmë universal hetova në shënimet e tija në të gjithë shkrimet, por sidomos në poezi, -që më pëlqeu veçmas, -prandaj edhe i propozova autorit që të bënte diçka –e të nxirrte sa për fillim një libër me poezi! Me gjithë hamendjen e mos deklarimin, Kushtrimi pas një kohe të gjatë pranoi të mundohej të bënim një libër unik me shkrimet e tija në vargje. Mandej iu rrekëm punës dhe përmblodhëm disa vjersha nga shkrimet në fletore e ditare që kishte dhe e bëmë një libër të vogël, -që është tani ky para juve”, tha ai.
Emini shton se në shkrimet poetike tek autori pashë se kishte dy mënyra qasjesh artistike dhe stilesh, -që është edhe normale për fillim tek të gjithë autorët dhe këtë ia shtrova autorit, me këshillën që të merrte nga të dy mënyrat e shkrimeve poetike e të bënte një përmbledhje me poezi kështu –dhe me dy natyra temash!
Kështu në një mënyrë kemi një përshkrim poetik universal me plot sharmë e magji të jetës dhe domethënies së saj, -kurse në mënyrën tjetër kemi skica reale të karaktereve marciale të njerëzve, sidomos të të rinjve –në shoqërinë bashkëkohore, -përplot me ndryshime të shpejta karakteresh, që bëjnë njeriun e kësaj kohe të ndryshëm nga e kaluara. Këtë mbase e bënë -teknologjia me ndërhyrjen e shpejtë në jetën e njerëzve si dhe ndryshimet e mëdha të shpejta sociale që ndodhë tridhjetë vjetët e fundit përbrenda kombit tonë këtu në Kosovë.
“Që të dyja mënyrat e qasjeve ishin mjaft të suksesshme dhe të arritshme, -secila mënyrë kishte bukuritë e saj, -e që menduam se duhej të spikateshin, -prandaj edhe bëmë radhitjen e këtillë në dy pjesë e me shumë nëntituj në cikle, për t’i rritur sharmin artit poetik dhe për t’i ofruar lexuesit një qasje më të afërt me botën shpirtërore të autorit”, tha në fund Emini.