DYLON

Kadriu: Policët tanë të lirohen nga pagesat gjatë shërbimeve mjekësore në QKMF

Kadriu: Policët tanë të lirohen nga pagesat gjatë shërbimeve mjekësore në QKMF
Avatar photo Redaksia

Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit ka thënë se policët tanë duhet të lirohen nga pagesat gjatë shërbimeve mjekësore në QKMF.

“Sot pata kënaqësinë ta pres në takim kryetarin e Sindikatës të Policisë së Kosovës, dega në Gjilan, Ragip Ajeti. Pranova zyrtarisht kërkesën që policët tanë të lirohen nga pagesat gjatë shërbimeve mjekësore në QKMF”, ka thënë Kadriu.

EkoHigjiena

Ai tha se këtë kërkesë me kënaqësi do ta dërgojë në asamble.

“Policët tanë ende nuk kanë sigurim shëndetësor përkundër rrezikshmërisë së madhe që përballen gjatë punës së tyre”, ka thënë Kushtrim kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.