(2L ONLINE) – Kryesuesi i Shtabit të Emergjencës i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu ka thënë për Portalin 2LONLINE se në vazhdimësi janë në terren edhe sot për t’u dalë në ndihmë banorëve të lagjeve të qytetit, të cilët janë pekur nga vërshimet, pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut në mesditën e djeshme.
Kadriu, që është edhe nënkryetar i komunës tha se janë duke dal[ në terren në ato pjesë që janë prekur nga vërshimet për të evidentuar, vlerësuar dhe sanuar dëmet, që sipas tij janë evidente dhe se në këtë drejtim duhet edhe ndihma e nivelit qendrore, përkatësisht e Qeverisë. Megjithatë, ai tha se përkundër dëmeve, situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për shqetësim nga ana e qytetarëve.
‘Sot jemi takuar qysh në mëngjes, kemi dal n[ terren, nëpër lagje të ndryshme e sidomos në ato më të atakuara siç është lagjja “Te Baja”, ku nga mbrëmë, por edhe sot në mëngjes, ekipet emergjente janë në terren dhe po vazhdon largimi i ujit me pompa nga podrumet”, ka thënë Kadriu.
Ai ka bërë të ditur se kanë vizituar edhe lagjen e 8-të, ku kemi dëmtim të rrugës dhe kanalizimit, e kan[ vizituar edhe lagjet në rrugën qarkore. Kadriu ka thënë se është takuar edhe Bordi i Drejtorëve dhe drejtorët kanë marr detyra të qarta për të dal në terren duke përfshirë edhe fshatrat dhe për të evidentuar dëmet, vlerësuar ato, por edhe për të sanuar, ndonëse në k’të drejtim duhet edhe ndihma e institucioneve qendrore, pra e Qeverisë.
“Po ashtu kemi kërkuar nga tri kompani për meremetimin e rrugëve të dalin urgjent në terren, në rrugë ne Kosaçës, rrugën për Capar dhe në lagjen e 8-të për t’u bërë sanimi i tyte deri nesër. Komisioni i Emergjencës është duke punuar dhe shpresohet se shpejtë do të dalin edhe me vlerësime për dëmet që ka shkaktuar shiu i djeshëm.
“Situata është nën kontroll, nuk ka vend që qytetarët të shqetësohen, ndërsa për dsanimin e dëmeve është e domosdoshme edhe ndihma e Qeverisë”, ka thënë Rexhep KAdriu kryesues i Shtabit të Emergjencës. /2L ONLINE/