(2LONLINE) – Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga menaxheri i projektit, shefi i prokurimit, organi mbikëqyrës dhe kontraktuesi i këtij projekti, ka vizituar sot trasenë e lumit “Mirusha” për të shqyrtuar mundësinë që ky projekt të ecë sa më shpejt përpara.
Kadriu ka theksuar se do të përshpejtohen punët në finalizimin e këtij projekti tashmë të tejzgjatur nga ish-pushteti.
“Qëllimi ynë dhe i kryetarit Haziri është që të përshpejtohen punët në finalizimit e këtij projekti madhor për Gjilanin. Ky project ka ngecur jashtëzakonisht shumë, brenda gjashtë viteve nuk ka ecur si duhet dhe ka pasur ndëprerje të kohëpaskohshme të punimeve”, ka thënë nënkryetari Kadriu.
Nënkryetari i Komunës ka pohuar se do të ketë dinamikë më të shtuar dhe do të ketë afate strikte për përfundimin e këtij projekti.
“Ne duam ta bëjmë një dinamikë më të shtuar, duam që të ketë afate strikte të përfundimit të këtij prohjekti dhe jemi të angazhuar maksimalisht që brenda kësaj jave t’i bëjmë prerjet definitive të gjendjes se ku jemi me shpronësime e projekt dhe javën e ardhshme do të dalim me qëndrim të qartë para qytetarëve se kur do të përfundojë ky projekt. Ne jemi maksimalisht të angazhuar që së paku segmenti i dytë të përfundojë në qershor dhe qendra e qytetit të mos jetë më ‘gropa e Hajdin Sejdisë’ por të jetë ajo që qytetaerët të shëtisim lirshëm dhe të kënaqen në këtë ambient që do të ndodhë”, ka shtuar Kadriu./2lonline/