Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu ka folur për projektin e tij rreth punësimit të qytetareve, përkrahjes së bizneseve dhe subvencionimit të tyre të fusha të caktuara.
“Do të investojmë në tregun e domosdoshëm sepse Gjilani nuk do të zhvillohet me ëndrra, për atë AAK ka dinamikë të punës, zhvillimit dhe punësimit”, ka thënë ai.
Kadriu tha se arsyeja pse AAK i kushton vëmendje punësimit është se e kemi parë defektin që i nevojitet qytetarëve të Gjilanit.
“Gjilani ka ende punë rreth kanalizimit, infrastrukturës, por këto do të përmbyllen. Shqetësimi im është si të punësohen njerëzit sepse për këto vite kam parë kërkesa të shumta të punësimit, rastet e shumta sociale. Kemi ofruar një program zhvillimor dhe një program për rastet sociale. Kemi bërë një platformë ndryshe me krijimin e zonës industriale dhe ekonomike në fshatin Bresalc. Pse në Bresalc sepse aty lidhet me autostradën dhe komunikimi i bizneseve me infrastrukturë është shumë i rëndësishëm dhe më i lehtë” tha Kadriu.
Ai shtoi se parku industrial do të ketë mbi 20 hektar në vlerë të 20 milion eurove duke u ndihmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.
Kadriu tha se parku industrial i zgjidhë të gjitha problemet. Marrëveshja me “Verilux” është paraprake dhe pritet të investohet në zonën ekonomike. Dy produkte të poqave elektrik me mundësi punësimi prej 160 punëtorëve dhe hapja e fabrikës së paketimit ushqimore.
Sipas tij AAK synon sa më shumë njerëz të punësojë sepse ne po kërkojmë nga qytetari vazhdimisht e pak po u japim atyre. Qytetari donë pagë e punësim. Edhe punësimi i studenteve do të jetë prioritet 300 studentë për tre muaj.
Kadriu tha se trashëgimia kulturore e Gjilanit është mjaft e pasur, por këto objekte kërkojnë trajtim dhe kërkojnë investime në mirëmbajtje duke organizuar kampe verore me student.
Sipas Kadriut subvencione do të ketë edhe për gratë dhe vajzat e reja duke i përkrahur ato dhe duke u dhënë hapësirë e mundësimi edhe në investime edhe në punësim. Do ta krijojmë programin zhvillimor për gratë të cilat janë të interesuara të nisin biznesin e vet.
“Çdo femër do të merr nga 3000 euro fillestare për biznesin e saj, kuptohet duke pasur një transparencë. Gjilani do të duket ndryshe në një të ardhme të afërt duke pasur një treg me shumicë që do të thithë 50 vende të reja të punës sepse programi i AAK-së kësaj radhe mbështetet vetëm në punësim sepse kemi lënë mbrapa historinë e jetën e atyre që u pasuruan në kurriz të tjerëve. Do të përkrahet secili që e hap një vend të punës. E kemi programin e qartë politik dhe ekonomik sepse i kemi në letër të gjitha projektet dhe marrëveshjet” tha Kadriu.
Në debat kanë folur edhe bërë pyetje dhe Demir Krasniqi, Shaban Terziu, Enver Sadiku, Tefik Selimi.
Kadriu duke u përgjigjur për interesimet tha se pjesa e trashëgimisë është e rëndësishme dhe duhet ndarë fonde dhe do të mbështesë çdo projekt në fushën e kulturës.
“Bujqësia do të jetë prioritet dhe do të përkrahen ata punëtorë që vërtet investojnë në dobi të familjeve të tyre ngritja e vishnjave dhe farat do të ndihmohen, por jo militantët e partive dhe nuk do të lejojmë që këto fonde të keqpërdoren. Do ta kem përkrahjen edhe të Qeverisë së Kosovës duke eliminuar akcizën e duhanit dhe lulediellit. Do të investojmë në tregun e domosdoshëm sepse Gjilani nuk do të zhvillohet me ëndrra për atë AAK ka dinamikë të punës, zhvillimit dhe punësimit. Për katër vite i kam pritën mbi 15 mijë qytetarë dhe do të mundohem që të marrim fonde për të investuar edhe në Stanqiq e grykën e Karadakut” tha Kadriu.