“Sot, kish kënaqësinë e veçantë që së bashku me kolegen time Lumturie Arifin të nderohemi me mirënjohje nga Shoqata e Bibliotekarëve të Kosovës me shkas në mbrojtjen e të drejtave të bibliotekarëve, gjatë përpilimit të Ligjit për Pagat në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kushtrim Kadriu, punëtor i bibliotekës së Gjilanit.
Ai tha se koha kur u përpilua ky ligj, bibliotekarët e Kosovës ishin në gjendjen më të mjerë të mundshme, ku paga e tyre ishte pak mbi minimumin e mundshëm dhe ishin kategoria më e shkelur e sistemit bibliotekar në vend.
“Jam i lumtur që propozimi I dalë nga bibliotekistët e Gjilanit gjetën përkrahje nga deputetët Milaim Zeka dhe Nait Hasani, të cilët krah hapur pranuan propozimin tonë dhe rregulluan rankimin në pozitën e merituar. Ndihem I lumtur që ky kontribut yni po vlerësohet nga një njohës me përvojë të madhe I fushës së bibliotekarisë, Avdi Lakna”, ka thënë tutje Kadriu.
Gjithashtu, ai otha se falënderon edhe drejtorin e Bibliotekës së Gjilanit, Qazim Azizi, I cili i shtyu drejt krijimit të ekipeve punuese e lobuese në përmirësimin e këtij ligji.
“Për fund, shpresojmë në zbatimin ne plotni të këtij ligji dhe në mos shtrembërimin e tij nga institucionet relevante ne nivel republike”, ka thënë Kadriu.