Kujdes kontaktin me ujin e ftohtë në det, rrezik për sulm në zemër

Kujdes kontaktin me ujin e ftohtë në det, rrezik për sulm në zemër

Kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë duhet shmangur për të eleminuar rrezikun e atakut kardiak. Kjo është një ndër këshillat që radhisin mjekët, pas disa rasteve të përsëritura të personave të vdekur nga sulmet në zemër në det.

Persona të moshuar gjatë kontaktit me ujin e ftohtë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pa lënë as mundësinë që t’ju jepej ndihma e parë.

Për të evituar të tilla raste, mjekët thonë se duhet shmangur kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë dhe të shtohet kujdesi për personat e shtyrë në moshë, sidomos në temperaturat e larta.

Mjekët rekomandojnë që të rrinë sa më larg ekspozimit të diellit që pastaj të jetë më i lehtë kontakti me ujin.

KOMENTE