Kreu i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu sëbashku me nënkryetarin e AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, mbajtën takim me strukturat e Aleancës në Livoq të Ulët. Qytetarët janë të lodhur nga nje qeveri që Gjilanin e shohin vetëm si “hambar”votash, por jo edhe qendër e interest nacional për investime, deklaruan banoret.
Kreu i AAK-së në Gjilan, nënkryetar i komunës dhe gjithashtu kandidat për deputet Rexhep Kadriu, vlerësoi lartë gadishmërinë e qytetarëve për ti mbështetur kandidatët e Gjilanit.
“E vërteta është ajo që ju e vlerësoni, Gjilani është cilësuar vetëm si “hambar” votash dhe jo si qendër e rëndësishme e interesit nacional. Por kjo më nuk do të vazhdojë, sepse tanimë kemi edhe kandidatë serioz për deputetë, por edhe një kryeministër që e don Gjilanin dhe që në vazhdimësi ka qëndruar përkrahë nesh në shumë procese”, ka thënë Kadriu.
“Ne, sot jemi në një proces zgjedhor dhe si qyetarë duhet të kemi vëmendjen dhe kujdesin e shtuar që mos ta shpërndajmë votënn jashtë territorit tonë. Duhet ta kuptojmë një gjë, se më mirë që nna kupton një vendas i yni nuk mund të na kuptojë askush”, ka thënnë më tej Kadriu
“Gjilani ka kandidatë serioz që kanë dëshmuar pjekuri në qeverisje, në projekte të nndryshme që kannë prekur thuajse cdo qytetarë, familje dhe lagje të qytetit tonnë, andaj vota juaj duhet të shkojë për kandidatët tanë nga Gjilani, sepse nesër e keni më të lehtë që të kërkoni llogari nga ata. Vota juaj për Rexhep Kadriun, Ahmet Isufin dhe Magbule Shkodren sot, do të thotë investim për Gjilanin”, ka thënë në fund Kadriu.
Nënkryetari i AAK-së në nivel qendror Ahmet Isufi tha se tetëmbëdhjetë vjet pas lufte, Kosova nuk është në atë nivel cfarë qytetarët e kanë pritur dhe e kanë merituar.
“Kosova tanimë ka një koalicionn të cilin po e quajmë koalicion të vendimeve të mëdha, koalicion ky që ka një kandidat për kryeminnistër, i cili ka projekte, guxim dhe vullnet për ti quar proceset perpara”, ka thënë Isufi.
“Gjilani sot ka tre kandidatë për deputetë, të cilët kanë të kaluar të pastër dhe janë të dëshmuar në punë dhe qeverisje, njerëz human si Rexhep Kadriu dhe intelektuale si Magbbule Shkodra. Pra, përkrahja juaj për tre kandidatët nga Gjilani, qytetit tonnë dhe Anamoravës në përgjithësi do t’ia zhbllokojnë rrugën e investimeve nga institucionet e Kosovës”, përfundoi Isufi.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017