Zëvendësministri Rexhep Kadriu ka shkruar në profili ne tij në facebook se aktakuza kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është përpjekja e radhës e drejtësisë selektive ndërkombëtare, e orkestruar nga qarqe anti-shriptare, për ta njollosur luftën e UÇK-së dhe njerëzit që sakrifikuan vetën e tyre familjet për lirinë e vendit.
Ja postimi i plotë:
Aktakuza kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është përpjekja e radhës e drejtësisë selektive ndërkombëtare e orkestruar nga qarqe anti-shriptare, për ta njollosur luftën e UÇK-së dhe njerëzit që sakrifikuan vetën e tyre familjet për lirinë e vendit.
Jam shumë i bindur se kjo përpjekje do të dështoi sikurse që kanë dështuar edhe ato më përpara.
Pajafësia e çlirimtarëve do të konfirmohet ashtu siç është konfirmuar edhe në shumë procese të padrejta duke u thirrë në drejtësi.
Lufta e UÇK-së është e pastër, e drejtë, dhe e pakrahasueshme me ndonjë luftë tjetër.
Besojmë fuqishëm në pafajësinë edhe të Presidentit Thaçi, edhe të ish-kryeparlamentarit Veseli, dhe të gjithë luftëtarëve për lirinë e atdheut.