(2L ONLINE) – Kritikat e këshilltarit komunal nga radhët e PDK-së, Riad Rashitit, për punën gjashtëmujore të qeverisjes komunale të Gjilanit, që udhëhiqet nga koalicioni LDK-AAK, nuk i kanë bërë përshtypje Rexhep Kadriut, nënkryetarit të komunës, i cili ka thënë se ish drejtues i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, post që e kishte ushtruar Riad Rashiti sa ishte PDK-ja në pushtet, nuk është fare në njohuri me punët e mira që po bëhen derisa kritikat e tija nuk janë gjë tjetër pos zhurmë.
Për me tepër, Kadriu ka thënë se ky pushtet që udhëhiqet nga koalicioni LDK-AAK, dallon shumë prej pushtetit të kaluar me PDK-në në qeverisje, derisa duke aluduar që PDK, aktualisht nuk ka kryetar dege në Gjilan por drejtohet me koordinatorë, dhe kritikave që vijnë në adresë të pushtetit prej Rashitit që është anëtar i kryesisë, Kadriu ka thënë se në atë shtëpi ku mungon knusi, zogjtë bëjnë zhurmë”.
Të gjitha kritikat e Riad Rashitit, për nënkryetarin e komunës Rexhep Kadriun janë të pabaza e të paqëndrueshme. Në këtë kontekst Kadriu ka përmendur kritikat e bërë për mospunë në projektin e Lumit Mirusha duke thënë se pikërisht pushteti sa ishte Rashiti drejtor i Zhvillimit ekonomik, rreth këtij liumi në vitin 2013 ka punuar 770 metra kanalizim, ndërsa ky pushtet i tanishëm i koalicionit LDK-AAK, për vetëm gjashtë muaj qeverisjeje ka punuar tek lumi Mirusha 1 mijë e 125 metra kanalizim.
Kjo, sipas Kadriu është tregues se kush po punon e kush jo. Ai tha se edhe kompania e njëjtë që po i kryejnë punët po punon me intensitet të shtuar , sepse ky pushtet po i kryen obligimet e saja në kohë e jo si pushteti i kaluar. Sipas Kadriu deri në fund të shtatorit do të kryhen edhe 450 metra tjerë të kanalizimit kështu që ajo që është deklaruar me parë nga ky pushtet edhe do të realizohet me përpikëri.
Kadriu thotë se pushteti i kaluar kishte dështuar edhe tek projekti i lumit Baja, ku po ashtu ka pas kritika nga Rashiti. Ai tha se pushteti i kaluar për shtatë vjet nuk pati guxim me u marr si duhet me këtë lum madje një segment të kanalizimit duke e rregulluar keq për çka ka pas reagime me vend të qytetarëve që kishin telashe me kanalizim, por se ky pushtet i tanishem iu përgjigj atyre shumë shpejtë dhe ua zgjodhi problemin dhe po punohet rreth këtij projekti për tu kryer si duhet.
Po ashtu edhe kritikave rreth projektit për rrugën me katër korsi, iu është përgjigjur Kadriu duke thënë se ky pushtet e ka gati projektin i cili është i madh, por se ka pas vështirësi për me nis këtë projekt pikërisht nga borxhet e mëdha që ka lënë pushteti i kaluar që ka bërë harxhime enorme. Por, se sipas Kadriut shumë shpejtë do të nis ky projekt që është jashtëzonisht i mirë dhe ky pushtet ka gatishmëri për ta kryer si duhet.
Në këtë kontekst, Kadriu ia ka përmendur harxhimet enorme që ka bërë pushteti i kalaur me theks të veçantë Drejtoria prë Zhvillim Ekonomik që drejtohej nga Riad Rashiti, duke ia përkujtuar atij harxhimet e mijëra eurove në dreka e darka, telefon, naftë, trajnime, udhëtime jashtë vendit e të tjera, derisa si shembull i kursimit e mori veten e tij, duke thënë se si nënkryetar për këto gjashtë muaj ka harxhuar vetëm 292 euro naftë, derisa ka përdorur telefonin e tij me harxhime personale edhe për punët për qytetarët.
Duke thënë se pushteti i kaluar dhe ish drejtori në fjalë nga po vijnë kritikat për pushtetin aktual, kanë abuzuar me pushtetin, Kadriu ka potencuar tutje, se ka punë këtu për policinë dhe prokurorinë për tu marrë me ta.
Në pyetjen e 2L ONLINE, se a do të dërgojnë diçka konkrete në prokurori, sepse potencimi i disa hershëm se ka punë për prokurori për pushtetin e kaluar, por se pa veprim konkret po interpretohet si bllof i këtij pushteti, Kadriu ka thënë se janë dëshmitë dhe se në këtë drejtim nuk duhet ngutur dhe se komuna është e gatshme për t’ju ofruar policisë e prokurorisë dëshmitë e bollshme për të dal në pah shkeljet e bëra. “Nuk ka nevojë për nguti. Shteti e zë lepurin me kerr”, ka thënë Kadriu duke aluduar se edhe abuzuesit me pushtetin e kaluar, do të përballen me drejtësi. /2L ONLINE/