Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka shkruar në profilin e tij se caktimi i lokacionit të ri për varrezat e qytetit, do të jetë një zgjidhje afatgjate dhe e menduar mirë edhe nga komuna e Gjilanit edhe nga qeveria qendrore.
Ja postimi i tij i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për tërëheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të Kombinatit Bujqësor Industrial- Gjilan, në pronësi të komunës së Gjilanit, të cilat aktualisht janë nën administrimin e AKP-së.
Ky vendim është marrë me qëllim të realizimit të interesit publik të komunës së Gjilanit, respektivisht për sigurimin e lokacionit për varrezat e qytetit.
Dihet se Gjilani ka kohë që ballafaqohet me këtë problematikë, për shkak se lokacioni ekzistues më nuk ka vende për varre. Sado që jemi munduar të krijojmë hapësirë, shtimi i numrit të banorëve në Gjilan na e pamundëson të bëjmë zgjidhje më tutje.
Caktimi i këtij lokacioni të ri për varrezat e qytetit, do të jetë një zgjidhje afatgjate dhe e menduar mirë edhe nga komuna e Gjilanit, edhe nga qeveria qendrore.
RK