• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion Politikë

Papërgjegjësi e institucioneve komunale që ende nuk kanë ndarë një lokacion të ri që i plotëson kushtet për varrezat e qytetit

Redaksia 2LONLINE 21 Mars, 2023 3 min
 Papërgjegjësi e institucioneve komunale që ende nuk kanë ndarë një lokacion të ri që i plotëson kushtet për varrezat e qytetit

Shkruan: Ardian Azemi

Gjilani ka hy në zonën e kuqe sa i përket vendit të varrezave të qytetit. Lokacioni ekzistues është stërmbushur dhe nuk është duke nxënë më. Ka raste kur mihësit e varreve hasin në eshtra njerëzish të varrosur kohë më parë dhe kjo nuk është se ndodh rrallë por thuajse përditshëm.

Është totalisht papërgjegjësi e institucioneve komunale të cilat ende nuk kanë ndarë një lokacion të ri që i plotëson kushtet për varrezat e qytetit të Gjilanit.

Epo, kjo qeverisje nuk është në gjendje një lokacion për varreza me ndarë, ndërsa qytetarët presin zhvillim ekonomik e përparim të Gjilanit. Mjerim!

Çështja e varrezave është bërë problem i madh, kuptojeni këtë. Nuk kanë faj bashkësitë fetare në Gjilan, nuk kanë faj as qytetarët, ka faj Komuna e Gjilanit e cila është përgjegjëse për caktimin e lokalitetit të varrezave.

Nuk është me rëndësi ku, rëndësi ka me u bë ndarja brenda territorit të Komunës së Gjilanit dhe jemi në rregull. Kjo duhet të bëhet tani dhe pa asnjë vonesë, sepse edhe ashtu jemi shumë të vonuar.

Qytetarit të Gjilanit nuk i interesojnë interesat e individëve të caktuar lidhur me këtë temë. Qytetari ynë kërkon që Komuna të veproj në këtë drejtim dhe kjo duhet të ndodh tani. Bëjeni!  /2LONLINE/

/autori është sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan/

Etiketa:Ardian Azemi Gjilan Opinion politika varrezat
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Alban Hyseni: Qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com