“Çdo ditë po dëshmohet se modeli qeverisës i Ramush Haradinajt, ka qenë i nevojshëm për Kosovën shumë vite më parë. Temat me të cilat Kosova sot ballafaqohet, nuk do të ishin aktuale sikur Haradinaj të mos kishte pengesa për të cilat e dimë të gjithë”, thotë Rexhep Kadriu, zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj.
Sipas tij, kjo shkollë qeverisëse, çdo ditë Kosovën po e bënë një vend me perspektivë, me orientim të qartë dhe të ardhme evropiane.
”Kosova po bëhet me Ushtrinë e saj, më e sigurt dhe me të ardhme të qëndrueshme. Kjo, si rezultat i besimit të qendrave vendimmarrëse në botë, si ShBA-të dhe Gjermania, karshi lidershipit aktual në Kosovë. Qytetarët tanë do ta gëzojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë, një e drejtë e mohuar për shumë vite”, thotë Kadriu.
Sipas tij, Kosova ka nis të njihet si shtet serioz dhe me qeverisje të mirëfilltë. “Vendi ynë po e kristalizon të ardhmen e tij. Vazhdojmë tutje duke mos u marrë me thirrjet nga brenda që i hidhërohen suksesit të shtetit tonë”.