Beteja ndaj virusit COVID-19 mund të fitohet nëse të gjithë bëhem bashkë për ta parandaluar përhapjen e tij. Është domosdoshmëri që të gjitha institucionet, por edhe qytetarët të bëhemi bashkë, të bashkëpunojmë si është më së miri dhe këtë virus ta mundim duke e parandaluar përhapjen e tij.
Kështu shprehet për Portalin 2LONLINE.com, Sabedin Kadriu, koordinator I Zyrës Regjionale të Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përgjegjës për shtatë komunat e Rajonit të Lindjes, i cili ka bërë me dije se tashmë është formuar Trupa Koordinuese e regjionit që ka për qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Pikërisht, Kadriu është vënë në krye të kësaj Trupe Koordinuese ku bënë pjesë edhe përfaqësuesi i policisë regjionale, të gjithë drejtorët e Drejtorive të Inspekcionit Komunal në këto shtatë komuna të rajonit, si dhe të gjithë inspektorët që janë në kuadër të këtyre drejtorive.
Por, sipas Kadriut kjo luftë ndaj pandemisë fitohet në bashkëpunim jo vetëm të të gjitha institucioneve të shtetit mes tyre, por edhe me bashkëpunimin e plotë të subjekteve tjera si dhe të vet qytetarëve duke u nisur nga respektimi i ligjit të aprovuar që ka të bëjë me pandeminë, pra respektimi i të gjitha masave anti-Covid ,me përpikëri.
Kadriu i ka lutur të gjithë qytetarët, të gjitha grupet e interesit, që të bëhemi bashkë, që luftën që na ka e shpall COVID-19, ta përballojmë ashtu siç është më së miri për të gjithë qytetarët, duke e parandaluar përhapjen e infektimit, që të kemi sa më pak raste, për shërimin e të cilëve merren mjekët, sepse siç thotë ai, më lehtë është të parandalojmë se sa të shërojmë, por për këtë duhet të bëhemi të gjithë një, transmeton 2LONLINE.com.
Në cilësinë e kreut të Trupës Koordinuese, Kadriu ka thënë se ata po takohemi rregullisht, raportet janë ditore, po punohet në terren dhe qëllimi është vetëdijesimi që secili të jep kontributin e tij që ta parandalojmë infektimin e qytetarëve me këtë virus, si forma më e mirë e luftimit dhe fitimi të betejës ndaj COVID-19.
Kur jemi te gastronomia, Kadriu thotë se kërkohet nga gastronomët që të respektohen strikt masat e parapara sipas ligjit për pandeminë. Ai shtoi se nuk janë këtu për të marrë masa ndëshkuese, por për t’i bashkuar forcat që bashkërisht të kontribuojmë në parandalimin e kësaj të keqe që e ka kapluar botën, në mënyrë që edhe shëndetësia ta ketë më lehtë, e që kjo të ndikojë në ruajtjen e shëndetit publik.
Kadriu tha në fund se, krejt angazhimi i Trupës në fjalë do të jetë që të kemi sa më pak raste të të prekurve me COVID-19, të ruhet shëndeti i popullatës dhe këtë mund ta arrijmë duke u bërë partnerë, të gjitha institucionet me qytetarët tanë. /2LONLINE.com/