Rexhep Kadriu i AAK-së, e ka përkujtuar veprimtarin Jonuz Musliu në dy vjetorin e vdekjes së tij.” Sot, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta e pjesëtarit të shumë luftërave në trojet shqiptare, njëherit edhe liderit të paqes, Jonuz Musliu, kujtojmë jetën dhe veprën e tij në shumë etapa të historisë së kombit”, ka shkruar Kadriu në profilin e tij në facebook.
Ja postimi i tij i plotë:
Përveç tek shqiptarët, rrallë herë hasim në popuj që historinë e kanë të mbushur me figura që lanë gjurmë në përpjekje për liri dhe kontributdhënëse në paqe.
Sot, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta e pjesëtarit të shumë luftërave në trojet shqiptare, njëherit edhe liderit të paqes, Jonuz Musliu, kujtojmë jetën dhe veprën e tij në shumë etapa të historisë së kombit.
Jonuzi u dëshmua lider i madh në paqe, saktësisht siç ishte lider edhe në luftë. Lugina mbeti pa udhëheqësin e zot, lider komunikues e bashkëpunues, i përkushtuar maksimalisht për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Jonuz Musliun!
R.K