Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu i shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i Degës Nazim Gagica është takuar me grupin e vallëzimit modern të udhëhequr nga Shqipron Sinanaj, për të shikuar mundësitë e ofrimit të ndihmës për ta në të ardhmen.
Shqipron Sinanaj, ka thënë se grupi i vallëzimit modern, të cilin ai e udhëheqë nuk gëzojnë kushte aspak të mira dhe ç’është më e keqja nuk gjejnë as përkrahje nga institucionet komunale. Ai është shprehur mirënjohës që këtë përkrahje të kërkuar prej kohësh e ka gjetur tek Kadriu, i cili ka thënë se do të jetë i gatshëm t’i ofrojë ndihmë.
“Unë jam i informuar për gjendjen e grupit tuaj të vallëzimit modern, prandaj edhe kam shprehur vullnetin dhe dëshirën për t’iu përkrahë”, ka thënë Kadriu.
Ai më tej ka shtuar se dera e tij do të jetë e hapur për secilin individ apo grup që kërkon ndihmë, sepse kjo është ajo për cfarë po angazhohet ai, për ti dalë në ndihmë qytetarit të Gjilanit.
Kadriu, ditëve të fundit ka pasur takime të shumta me përfaqësues të sportit dhe artit, e sipas zyrtarëve të AAK-së të gjithë këta përfaqësues kanë gjetur ndihmë te kryetari Kadriu, ndihmën që nuk e kanë gjetur asnjëherë nëpër insitucionet përkatëse. /2lonline/