(2L ONLINE) – Kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh nënkryetar komune, Rexhep Kadriu, i cili po ashtu është kandidat për deputet, ka uruar qytetarët për dutën e sotme duke i ftuar ata të dalin masovikisht për të votuar, ndërsa e ka quajtur këtë ditë kur po votohet, si një ditë të rëndësishme për Gjilanin, Anamoravën dhe Kosovën në përgjithësi.
Kadriu me këtë rast i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit, që të dalin të votojnë me përgjegjësi dhe mos të lejojnë askënd të manipulojnë me votën e tyre dhe se sipas tij zgjedhësit sot e kanë mundësinë më të mirë për të zgjedh kandidatët dhe formacionin më të mirë.
Ai tha se me votën e tyre që do e japin sot qytetarët, ata e kryejnë obligimin qytetar në frymën qytetëruese ashtu sië ishte edhe përgjatë fushatës kjo frymë, ndërsa ka uruar për një proces të lirë e demokratik të votimit, që, siç u shpreh ai, do të jetë në shërbim të shtetit të Kosovës.
Përndryshe, pas pak Kadriu i AAK-së do t’i drejtohet edhe vet kutisë së votimit. Mësohet se ai do të votojë në shkollën fillore “Skenderbeu” në Përlepnicë. /2L ONLINE/