Asfaltohet edhe krahu tjetër i rrugës nacionale në hyrje të Gjilanit, segmenti Gjilan – Livoç. “Kjo hyrje-dalje në Gjilan, përveç që i jep një pamje moderne Gjilanit, lehtëson shumë edhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave”, ka shkruar në profilin e tij, zëvendësministri Rexhep Kadriu.
Ja postimi i plotë:
.
Asfaltohet edhe krahu tjetër i rrugës nacionale në hyrje të Gjilanit, segmenti Gjilan – Livoç, investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT). Kjo hyrje-dalje në Gjilan, përveç që i jep një pamje moderne Gjilanit, lehtëson shumë edhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Qytetarët e Gjilanit, ata të qyteteve tjera që vizitojnë Gjilanin, në theks të veçantë, mërgimtarët tanë, këtë vit nuk do të përballen me vështirësi dhe pritje të gjata në trafik.
Taksat e qytetarëve po përkthehen në investime për të mirën e përgjithshme!
R. K