Kushtrim Kadriu, kreu i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, me seli në Gjilan ka thënë se mirë që deputetët e Parlamentit të Kosovës flasin për Preshevën, por më mirë do të ishte sikur ato paratë e mëditjes t’i ndanin për ndonjë projekt në Luginën e Preshevës.
“Dihet se mëditjet janë të majme dhe me ato para mund të rinovohej ndonjë shkollë apo mund të ndahej ndonjë bursë për studentë në nevojë të asaj pjese. Sa për të folur, është folur shumë, madje është tepruar. Është folur për poenë politikë, e madje edhe është gënjyer nga të gjithë, që nga kryetarë të komunave ku jetojnë luginasit, nga kryeministra e deri tek presidenti”, thotë për 2LONLINE, Kadriu i Vatrës.
Ai tha se deputetët duhet lënë fjalët boshe, gënjeshtrat e mashtrimet, dhe duhet kthyer punës, si të ndryshojnë ligjin për fitimin e nënshtetësisë.