(2LONLINE) – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, me rastin e 15-të vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, në emër të të gjithë strukturës së këtij subjekti politik në Gjilan, falënderon të gjithë miqtë e Kosovës, që ndihmuan për të ecur rrugës së integrimit të Kosovës.
“Në emër të të gjithë strukturës së Aleancës në Gjilan, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë në radhë të parë për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë dhe padyshim falënderojmë Amerikën dhe miqtë tanë që na ndihmuan të vazhdojmë rrugën e nisur”, ka thënë kryetari i AAK-së Rexhep Kadriu, që njëherësh është edhe nënkryetar komune.
Ai njehësh ka shprehur respekt dhe nderë me rastin e përvjetorit të heronjëve të Dukagjinit, atyre që u flijuan dhe derdhën gjak për Pavarësinë e Kosovës. /2lonline/