(2L ONLINE) – Në Ditën e Dëshmorëve që po shënohet në nivel vendi, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Me këtë rast, nënkryetari Kadriu ka thënë se falë sakrificës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, ne sot po e gëzojmë lirinë.
“Sot institucionet komunale të Gjilanit bënë homazhe për nderë të Ditës së Dëshmorëve, si dhe për të nderuar sakrificën e madhe të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. 5, 6 dhe 7 marsi, simbolizon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e familjes Jashari me kurorëzimin e lirisë që ne po e gëzojmë sot. Gjenerata jonë nuk i ka arritur akoma objektivat për të cilat kanë ra dëshmorët, por ne do të punojnë shumë për t’i arritur ato”, është shprehur nënkryetari Kadriu.
Ndërsa, kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, Ahmet Daku, tha se së bashku me institucionet tona po i nderojmë dëshmorët për sakrificën e tyre në shërbim të atdheut. /2L ONLINE/