/2L ONLINE/ – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, Rexhep Kadriu, ka thënë se deklarata e ish kryetarit të nëndegës së fshatit Livoq i Ulët se AAK-ja, ka ngrirë aktivitetin në nëndegë është mendim i tij personal dhe tendencioz sepse AAK është në reformim të nëndegëve dhe në nëndegën e Livoqit akoma nuk është mbajtur procesi zgjedhor, kështu që Dërgut Kusumi nuk përfaqëson askënd pos vetvetes dhe nuk ka të drejt të prononcohet për AAK-në, nëndegën e Livoqit të Ulët.
“AAK, Dega në Gjilan, është më e fuqishme se kurrë më parë. Jemi në reformim të cilat reforma në procesin zgjedhor të 2017 do të bëjnë të udhëheqim me komunën. Kjo do të bëhet falë angazhimit të kryesisë dhe gjitha nëndegëve dhe punës se madhe që po bëhet në këtë mandat qeverisës ku kjo u dëshmua sot me takimin e mbajtur me kryetaret e nëndegëve dhe me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të AAK, nga qendra, Pal Lekaj, sekretarit të partisë dr.Ali Berisha si dhe kryetares së AGK, Magbule Shkodra”, ka thënë Kadriu, kreu i AAK-së së Gjilanit.
Ai tha se në këtë takim u bisedua për temat e rëndësishme që i preokupojnë qytetaret e Kosovës, Demarkacionin dhe Bashkësinë e Komunave Serbe si dhe përgatitja për zgjedhje nacionale të cilat priten të mbahen shumë shpejtë si dhe fuqizimin dhe shtrirjen e AAK në Gjilan. /2L ONLINE/