Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbajti tubim me gra. Në këtë tubim madhështorë, gratë rikonfirmuan mbështetjen për Rexhep Kadriun për të parin e Gjilanit.
Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK), dega në Gjilan, njëherit kandidate për asamblenë komunale nga radhët e AAK-së, tha se për shumë vite kemi provuar të zgjedhim njerëz me qeverisë drejt dhe suksesshëm Gjilanin, por asnjëherë nuk ia kemi dal ta bëjm gjënë e duhur. “Zgjedhjet e 22 tetorit janë përcaktuese për Gjilanin, ndërsa ne si AAK kemi një listë e cila tridhjetë e tetë sa ka gjithsejt, janë njerëz të dëshmuar dhe të gatshëm me i sjell ndryshimin Gjilanit, sepse ndryshimi ka nisë me Haradinajn kryeministër dhe ndryshim do të ndodh edhe me Rexhep Kadriun kryetar i Gjilanit”, tha Arta Haziri-Nuhiu.
Në këtë tubim u bë prezantimi i kandidateve femra nga radhët e AAK-së, të cilat para të pranishmeve bën thirrje për ndryshim, e ndryshimi vjen duke votuar Rexhep Kadriun për kryetar të Gjilanit. Ato u zotuan se do të jenë zëri i gruas në vendimarrje, sepse femra është fuqishëm e përfaqësuar në listën e AAK-së.
Në këtë tubim e pranishme ishte edhe e para e AGK-së, njëherit zv/ministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra, e cila uroj kryetarin Kadriu për hapësirën e dhënë femres, dhe bëri thirrje të votohet lista e AAK-së, dhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu.
Ndërsa, kandidati për të parin e Gjilanit, Rexhep Kadriu tha se nga ky tubim madhështorë, po e kuptoj rëndësinë e përfaqësimit të femres në vendimarrje. “Rruga ime në politikë do të ishte e varfër pa prezencen dhe mbështetjen tuaj. Kam kuptuar se femra është më punëtore dhe më e përgjegjshme sesa mashkulli. Femra është shtylla e familjes, ndërsa shteti buron nga familja. Zotohem para jush se përfaqësimi i femres në vendimarrje do të jetë i barabartë, dhe se për çdo femer e cila nisë një biznes të saj, do ti ketë në dispozicion tre mij Euro në vitin e parë të punës”, tha Rexhep Kadriu.
sponsorizuar nga AAK