/2L ONLINE/ – Rexhep Kadriu, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, në emër të të gjithë strukturës së partisë, ua ka uruar Festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, me dëshirën për paqe e harmoni në familjet e secilit. Kadriu ka kërkuar që në këtë ditë Festë të Kurban Bajramit, paqja, dashuria dhe mirësia të mbizotëroi kudo ndër ne.
Ai po ashtu ka kërkuar nga të gjithë qytetarët vullnetmirë që kjo ditë feste të shërbejë tek të gjithë ata, të jenë sa më human e solidarë, më mëshirues e tolerantë, të ndihmojnë njëri – tjetrin, të ndihmojnë skamnorët, të ndihmojnë jetimët… e të gjithë ata që kanë nevojë.
Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, që njëherësh është edhe nënkryetar komune, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ka uruar edhe Bashkësinë Islame në Gjilan, kreun e saj Naim Aliun, të gjithë imamët e Gjilanit dhe besimtarët gjilanas. Me këtë rast ai u shpreh se Festa e Kurban Bajramit është një festë shumë e veçantë, që përcjellë mesazhe për vepra të mira, që fton për shpalosje të vlerave të humanitetit, të solidaritetit, të bamirësisë, e mbi të gjitha të arritjes së devotshmërisë, duke ftuar njeriun në kultivimin e vlerave për një jetë më të mirë, dhe për një shoqëri të shëndosh. /2L ONLINE/