“Janari i krenarisë dhe dhimbjes, i reflektimit dhe zgjimit kombëtar. Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, tre atdhetarë intelektualë që u shndërruan në simbole të rezistencës dhe mobilizimit kombëtar. Me jetën dhe veprën e tyre, ata dëshmuan dashurinë e pakushtëzuar për atdheun, duke dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë”, thotë Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit.
Ai tha se heroizmi i tyre nuk është vetëm kujtesë historike, por frymëzim për çdo brez që synon të mbrojë vlerat e kombit.
“Lavdi e përjetshme Kadri Zekës, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës! Lavdi gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thotë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/