Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kamenicë, Afrim Dervishi, së bashku me stafin e Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Andrea Durrsaku”, në kuadër të “Javës Evropiane për Shkathtësitë Profesionale”, kanë mirëpritur përfaqësuesit e projektit “ALLED2”, të cilët sollën pajisjet e realitetit të shtuar virtual, të financuara nga fondet e BE-së dhe ADA-s.
Drejtori Dervishi ka falënderuar përfaqësuesit e këtij projekti, duke thënë se me këtë teknologji nxënësit dhe mësimdhënësit mund ta përjetojnë më afër botën e teknologjisë dhe aplikimin e metotave të mësimdhënies dhe mësimnxënies në arsim, dhe afëtësim profesional.
“Teknologjia e avancuar ‘Meta Quest 2’ e cila përmes realitetit virtual (VR) mundëson pamje vizuale 3D, tashmë gjendet në duar të mësimdhënesve dhe nxënësve tanë. Tashmë e dëshmuam se vullneti jonë është i plotë, dhe angazhimi është i vazhdueshëm për të siguruar të gjitha kabinetet për të gjitha profilet e shkollës profesionale. Shumë shpejt do të përurojmë kabinetet në vlerë mbi 50 mijë euro”, ka thënë Drejtori Dervishi. /2LONLINE/