Muaji i pastrimit që ka nisur më 1 Prill në komunën e Vitisë, po vazhdon shtrirjen në gjitha lokalitetet e kësaj komune.
Ky aksion është zhvilluar në fshatrat Sadovinë e Jerlive, Remnik e Budrik. Në Sadovinë, kanë marrë pjesë 40 aktivistë duke përfshirë edhe nxënës, personel arsimor, qytetar dhe pjesëtar të KFOR-it.
Ndërkaq në Remnik, aksionit iu janë përgjigjur 70 qytetarë duke përfshirë edhe nxënësit me arsimtar dhe përfaqësues të KFOR-it.Aktiviteti është zhvilluar në të gjitha hapësirat e fshatit, hapësira duke përfshirë edhe oborrin e shkollës fillore.
Kurse në Budrik, në aksion kanë marr pjesë 50 veta ku janë grumbulluar 50 thasë me mbeturina.Aksioni i pastrimit, vazhdon të shtrihet edhe në fshatrat tjera të komunës së Vitisë gjatë këtyre ditëve, e do të vazhdojë deri më 22 prill.