(2L ONLINE) – Sherri nisi në tregun e kafshëve, kur një qytetar thuhet ta ketë goditur me shkop druri qytetarin tjetër në kokë, e më pas vëllai i të dëmtuarit thuhet të ketë shtënë me armë zjarri në afërsi të shtëpisë të të dyshuarit.
Sipas autoriteteve policore, ngjarja ka ndodhur në llapjan të Novobërdës. Pas një mosmarrëveshje në mes të viktimës dhe të dyshuarit në tregun e kafshëve, i njëjti e kishte goditur viktimën në pjesën e kokës me një shkop druri, për çka ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.
I revoltuar me ngjarjen, vëllai i viktimës, tani i dyshuar, kishte marrë një armë zjarri, kallashnikov, dhe kishte shtënë dy herë në afërsi të shtëpisë së të dyshuarit.
Policia ka bastisur shtëpinë dhe ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe pas intervistës në konsultim me prokurorin të njëjtit janë dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/