Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në shtëpinë e të dyshuarit, banor i fshatit Bresalc të Komunës së Gjilanit ka të shtëna me armë zjarri.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes e kanë kontaktuar personin e dyshuar dhe janë gjet fakte të qëndrueshme se i njëjti se ka shtënë me armë zjarri në ahengun familjar.
“I njëjti ka dorëzuar armën, pistoletën e llojit: Colt Government, cal. 9mm, prodhim gjerman, njëmbëdhjetë ( 11) copë fishekë me gaz të pa shkrepura si dhe dyzet e tetë (48) gëzhoja të shkrepur”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/