DYLON

Mehaj: Kemi angazhuar pesë njësi të specializuara

Mehaj: Kemi angazhuar pesë njësi të specializuara
Avatar photo Redaksia

“Nga dita e djeshme, njësitet e specializuara të FSK-së kanë vazhduar pandërprerë operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në Deçan”, ka shkruar në profilin e tij, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj,  pas helmimit të mbi 1 mijë qytetarëve në Deçan.

Ja postimi i tij i plotë

EkoHigjiena

Deçanas të mi të dashur,

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Nga dita e djeshme, njësitet e specializuara të FSK-së kanë vazhduar pandërprerë operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në Deçan.

Sot, bazuar në rrethanat dhe nevojat e Shtabit Emergjent kemi angazhuar 5 njësi të specializuara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhen ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor.

Vazhdojmë operacionet tona deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimit të gjendjes normale.

Ky është misioni ynë!

Kjo është detyra jonë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.