Kanë vazhduar edhe sot prezantimet e punimeve në Konferencën e parë DiGiDay 2019 të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ), që është organizuar nën kujdesin e Rektorit të Universitetit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.
Në sesionin e dytë është paraqitur projekti : Të menduarit kompjuterik dhe kritik në matematikë dhe rëndësinë e përdorimit të TIK-ut në zhvillimin e saj i autoreve : Prof.Dr.Diana STARJA, Prof.Dr. Bederiana SHYTI nga Universiteti i Elabasanit, Shqipëri. Në këtë projekt është paraqitur rëndësia e përdorimit efikas te mjetet e teknologjisë në procesin e të mësuarit.
Ndërsa është paraqitur edhe projekti: Digjitalizimi i klasave në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, autorë: Prof. Ass. Dr. Ragmi MUSTAFA, studentët, Fatmir NUREDINI, Ilir NUREDINI, Liridon ALIMI, nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan. Sipas tyre, ky projekt ka për objektivë, për të studiuar dhe për të aplikuar sipërfaqen e pjesës hardware dhe software të panelit me llambat diodike LED.
Profesoresha Lindita Nebiu Hyseni, studentët Lirikë QERIMI (Ekipi Udhëheqësi), Elmedina REXHEPI, Tringa SALIHU, Dafina DEMA, Qendrim SABEDINI, nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan, kanë paraqitur projektin: Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve në Qendrën e Kujdesit Ditor PEMA. Projektit ka pasur për qëllim që të kontribuojë në menaxhimin e rasteve, orareve dhe seancave të mbajtura në këtë qendër për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera të pafavorizuara të fëmijëve në Kosovë.
Në paraqitjen e projektit: Avantazhet e Moodle 3.2 kundër Google Classroom , autorë: Prof. Ass. Dr. Basri AHMEDI, studentët Agnesë KRASNIQI, Artina SYLA, Diellza BAJRAMI, Florianë MUSHICA nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan, është thënë se falë zhvillimeve të teknologjisë dhe përdorimit masiv të kompjuterëve dhe pajisje të tjera elektronike, forma të reja të të mësuarit, të ndryshme nga ato tradicionale janë përhapur. Projekti përfshin statistika, hulumtime, testimi, dhe në fund të fundit ajo jep një përfundim mbi platformën më të madhe të përshtatshme për kushtet tona e-Learning.
Në prezantimin e projektit: Programimi dhe kodimi me zero të autorëve: Prof. Asoc. Dr. Xhevdet THAQI dhe Ensar KRASNIQI, nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan, është thënë se shumica e zhvillimit është bërë nga programuesit profesionistë, që përdorin me të vërtetë gjuhët e komplikuara të programimit, andaj ky projekt është një gjuhë programimi e përshtatshme për të gjithë e veçanërisht për fëmijët, por mund ta përdorin edhe zhvilluesit profesional dhe profesorët.
Rreth projektit: Krijimi i një aplikimi për menaxhimin e ankesave të studentëve autorët: Prof. Ass. Dr. Basri AHMEDI, studentet Florika QERIMI, Kastriot KADRIU nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan, është thënë se qëllimi i këtij projekti është krijimi i një aplikacioni në të cilin studentët do të ndjehen të lirë të paraqesin ankesa ose pakënaqësi për profesorët në përgjithësi.
Në Prezantimin e projektit: Digjitalizimi i shërbimeve të bibliotekave shkollore të autorëve: Buen BAJRAMI, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet THAQI nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan, është thënë se problemi kryesor që lidhet direkt me qasjen në literaturën universitare është padyshim mungesa e një sistemi të menaxhimit elektronik të bibliotekave. N ë këtë projekt ata u kanë mundësuar studentëve të kenë një platformë ku ata do të kenë qasje në internet në çdo kohë dhe do të njihen me të gjithë literaturën e universitetit.
Në prezantimin e projektit: Ndikimi i Teknologjisë në sistemin e arsim – Studim i rastit Komuna e Gjilanit, me autorët: Prof. Ass. Dr. Ragmi Mustafa, Ass.PhD.Cand. Refik Ramadani nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan, është thënë se koha që po jetojmë po e bën botën më të vogël gjithnjë e më shumë. Ky fenomen pozitiv për njerëzimin po ndodh falë gjuhës së teknologjisë, e cila duke krijuar lidhje më të mira në çdo kohë po ndihmon shumë procesin e globalizimit.
Në projektin: Implementimi dhe dizenjimi i VOIP në universitet të paraqitur nga autorët: Prof.Ass. Dr. Basri Ahmedi, Nusmir Bunjaku, Lirigzon Salihu, Dreni Sahiti, Ardian Rashiti nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan, është thënë se pjesa më e madhe e informacionit të shkëmbyer në rrjetet publike dhe private në telekomunikacioni është Zëri. Më e mira pjesë e këtij projekti është demonstrim praktik i VOIP.
Në ndërkohë, komiteti shkencor, përgjegjës për përmbajtjen akademike dhe cilësinë e konferencës i përbërë nga akademikë nga të gjithë përfaqësuesit e universiteteve partnere bashkorganizues, kanë dalur me një përmbledhje rreth konferencës.
Sipas tyre, kjo Konferencë ka pasur për objektiv të motivojë dhe t’i bëjë studentët dhe të tjerët të vetëdijshëm për rëndësinë e teknologjive në biznes, duke u treguar atyre një larmi të madhe opsionesh për përdorimin e teknologjisë digjitale dhe fitimet që mund të arrihen nëpërmjet saj. Karakteristikat e ngjarjes dhe cilësia e projekteve që janë prezantuar në Konferencën DiGiDay ka ofruar një mundësi të shkëlqyer për të fituar njohuri kuptimplota të tendencave aktuale dhe të ardhshme në fushën e marketingut dixhital dhe shitjeve për bizneset.
Derisa janë zgjedhur edhe projektet më të mira të prezantuara.
Vendi i parë i është ndarë projektit: Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve në Qendrën e Kujdesit Ditor PEMA, projekt ky i punuar nga Profesoresha Lindita Nebiu Hyseni si dhe studentët Lirikë QERIMI (Ekipi Udhëheqësi), Elmedina REXHEPI, Tringa SALIHU, Dafina DEMA, Qendrim SABEDINI, nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan.
Vendi i dytë i është ndarë projektit: Krijimi i një aplikimi për menaxhimin e ankesave të studentëve, punuar nga: Prof. Ass. Dr. Basri AHMEDI, studentët, Florika QERIMI, Kastriot KADRIU nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan.
Ndërsa vendi i tretë i është ndarë dy projekteve: Digjitalizimi i shërbimeve të bibliotekave shkollore të autorëve Buen BAJRAMI dhe Prof. Asoc. Dr. Xhevdet THAQI nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan dhe projektit : Implementimi dhe dizenjimi i VOIP në universitet të paraqitur nga autorët: Prof.Ass. Dr. Basri Ahmedi, Nusmir Bunjaku, Lirigzon Salihu, Dreni Sahiti, Ardian Rashiti nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan.
Në fund të Konferencës DiGiDay janë ndarë edhe certifikata për pjesëmarrësit në konferencë.
Konferenca e parë DIGIDAY 2019 është organizuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me Universitetin e Montenegros, Podgoricë, Mali i Zi, Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Shqipëri, Universitetin e Elabasanit “Aleksander Xhuvani”, Shqipëri, Universitetin “Nënë Tereza”, Shkup, Maqedoni Veriore, Universitetin e Vlorës “Ismail Qemajli”, Shqipëri dhe Universitetin e Mitrovicës, “Isa Boletini”, Kosovë.