Adnan Januzaj ka pak gjasë të veshë fanellën e Shqipërisë në të ardhmen. Këtë e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, i cili ka zbuluar një prapaskenë interesante sa u përket negociatave me talentin kosovar të Manchester United.
“Ka pak shanse që Januzaj të luajë me Shqipërinë në të ardhmen. Ai e ka derën të hapur në çdo moment. Por, duke marrë shkak nga mënyra se si kanë ecur bisedimet deri tani, duhet të jemi realistë për situatën. Gjatë një bisede që kemi pasur me babanë e lojtarit tetë muaj më parë, ai ka thënë se nuk ka kurrfarë interesimi nga ana e Januzajt dhe e familjes së tij që lojtari të luajë me Shqipërinë”, ka deklaruar Shulku në “Ora News”. /tribuna/