Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është i lumtur te skuadra turke, Fenerbahçe, ka bërë të ditur menaxheri i tij. Ai për mediumet turke, ka thënë se Muriqi ka kontratë me skuadrën turke dhe një largim gjatë janarit, nuk ka qenë në opsion.
Megjithatë, ai është i kënaqur me interesimin e Manchester United, Tottenhamit dhe disa skuadra të tjera.
Muriqi me Fenerbahçen ka kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe vlera e tij në treg është 12 milionë euro.
25-vjeçari nga Prizreni me ekipin turk, këtë edicion në 20 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.