/2L ONLINE/ – Ka filluar sot asfaltimi i rrugës që lidh dy fshatrat e komunës së Vitisë, Tërpezën dhe Ballancën. “Ky projekt që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit të banorëve të këtyre dy lokaliteteve, është mirëpritur edhe nga banorët të cilët kanë shprehur konsideratë për Institucionet komunale, që po u qëndron besnike premtimeve për realizim të projekteve në komunën e Vitisë”, thuhet në komunikatën e komunës. Për të parë nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti së bashku me udhëheqë tjerë komunal dhe të Kuvendit. /2L ONLINE/