Në moshën 82 vjeçare, ka ndërruar jetë, Osman Ibrahimaj.
Jo vetëm gjilanasit, por edhe më gjerë e kanë njohur Ibrahimajn si një dashamirë i natyrës dhe i përkushtuar për një ambient të pastër.
Ai ishte vullnetar i mëngjesit dhe frekuentuesi më i shpeshtë i Stanishorit të Novobërdës, asaj pjese rekreative ku shumë qytetarë, veçmas gjilanas, shkojnë për t’u relaksuar në ditët e tyre të lira, por edhe sportistët të ndryshëm duke i kryer ushtrimet e tyre të ndryshme, transmeton 2LONLINE.com.
Ibrahimaj, përkundër moshës që kishte jepte kontributin e tij maksimal që kjo pjesë rekreative e Stanishorit të mbahej sa më e pastër. Madje ai njihet si zë kryengritës kundër degradimit të natyrës.
Shpeshherë alarmonte institucionet përgjegjëse për t’u mbrojtur natyra dhe po ashtu shpeshherë merrte edhe aksione për pastrim të ambientit bashkë me shokët e tij.
Njoftimi mortor i familjarëve.
“Ju njoftojme se sot ka ndrru jetë në moshën 82 vjeçare babai jonë Osman Ibrahimaj . Varrimi do të bëhet sot me namazin e Ikindise” thuhet në njoftimin e familjarëve. /2LONLINE/