Autoritetet policore në një raport shtesë kanë bërë me dije se ka ndërruar jetë në QKUK personi që ishte lënduar në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 1 korrik në Viti.
“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me 08.07.2019 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policr.