Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Emine Salihu.
Gjyqtarja Salihu ka mbajtur pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë.
Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.
Do të kujtojmë gjithmonë si punëtore e madhe, e ndershme, e sinqertë dhe kolege e shkëlqyeshme.
Prehu në paqe, Emine.
Varrimi bëhet sot me Ikindi, në ora 16:30 minuta. /2LONLINE.com/